Flash News

E-TJERA

Tetë persona humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri, sa është numri i të infektuarve

Tetë persona humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri, sa

Tetë persona të moshave 67 - 84 vjeç humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit bën të ditur se nga 2538 testime, janë shënuar 256 raste të reja.

Po ashtu, janë shëruar 565 qytetarë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 - 84 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit