Flash News

E-TJERA

Teuta mposht Apoloninë dhe merr e vetme kreun e renditjes, Laçi-Vllaznia ndahet në "paqe"

Teuta mposht Apoloninë dhe merr e vetme kreun e renditjes,

Teuta ka arritur të marrë e vetme kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, pas fitores së pastër me rezultatin 0-2 përballë Apolonisë në transfertë.

Durrsakët arritën të shënon nga një gol për secilën pjesë me anë të Lorenco Vilës dhe Dejvi Bregut. “Djemtë e Detit” komanduan lojën, ndaj një Apolonie që tani po e pranon gradualisht se shpresat për të mbijetuar janë thuajse zero.

Ndeshja tjetër mes Laçit dhe Vllaznisë është mbyllur në barazim pa gola. Të dy ekipet kishin rastet e tyre, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës gjatë gjithë 90 minutëshit.Vllaznia mori pikën që deshi në transfertë dhe renditet me dy pikë pas Teutës, ndërsa Laçi dy pikë pas shkodranëve.

Më herët u luajt Skënderbeu-Tirana 0-0 dhe Kastrioti-Kukësi 0-3, ndërsa nesër luhet sfida mes Partizanit dhe Bylisit.

Teuta mposht Apoloninë dhe merr e vetme kreun e renditjes,

Të fundit