Flash News

Ditari i Opozitës

Tha se nuk do të ketë Kuvend të PD-së, ish-deputeti ironizon Bashën: Sa herë zotohet, ndodh e kundërta!

Tha se nuk do të ketë Kuvend të PD-së, ish-deputeti ironizon

Ish-deputeti Andi Përmeti ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se nuk do të ketë një Kuvend për të shqyrtuar vendimet amerikane ndaj ish-liderit Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Përmeti shkruan se në çdo zotim të tijin, Bashës i ndodh e kundërta. Ai ka renditur ndër zotimet kryesore që kreu i demokratëve ka dhënë në 8 vite.

Postimi i plotë:

Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD.

Basha sot paska deklaruar qe nuk do te lejoje Kuvendin Kombetar te PD. Ne 8 vite kane qene te shumta zotimet publike te Bashes ndermjet te cilave me te njohurat:

2015- Nuk ka reforme territoriale pa pjesemarrjen e PD.

2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeminister.

2017- Cdo demokrat te jete i sigurt qe bashkepunim me LSI sdo te kete kurre.

2017- Fatmir Xhafa behet minister vetem po kaloi mbi trupin tim.

2018- Tra ne rrugen e kombit sdo kete kurre.

2019- Edi Rama nuk eshte me kryeministri i shqiptareve.

2019- Zgjedhje bashkiake pa PD ska per te patur kurre.

2019- Asnje shtepi ne Unaze te madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tane.

2020- Duhet te kaloni mbi trupat tane qe te prishni Teatrin Kombetar.

Sot erdhi zotimi me i fundit: Kuvend te Partise Demokratike nuk ka per te patur.

Sa here qe Basha zotohet publikisht per dicka ndodh e kunderta e zotimit te tij. Tashme mbas zotimit te tij te fundit na ngelet vetem te urojme: Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD.

 

Të fundit