Flash News

E-TJERA

"The Times" zbulon projektin e kampit të refugjatëve në Shëngjin

"The Times" zbulon projektin e kampit të refugjatëve në

The Times” ka publikuar planimetrinë e planifikuar për qendrën të emigrantëve në Shëngjin, në të cilën përfshihen katër godina akomodimi e gjitha e rrethuar nga një perimetër sigurie.

Media prestizgjoze shkruan se në këtë qendër do të kenë dhoma intervistimi për oficerët italianë të emigracionit, një zonë dedikuar agjencisë europiane të emigracionit Frontex

Gjithashtu ministri i brendshëm Taulant Balla, pas kërkesës për pezullimin e miramit të marrëveshjes, kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, ka pohuar për “The Times” se ai është konfident se gjykata do ta aprovojë.

Për këtë jam 100% i sigurt”– është shprehur ministri brendshëm. Në artikull citohet edhe anëtari i opozitës Belind Këllëçi i cili është deklaruar se “përmes arrogancës kryeministri Edi Rama u përfshi në një marrëveshje sekrete me italianët”.

Ndërkohë kujtojmë që disa ditë me parë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi pezullimin e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, u vendos pezullimi automatikisht i procedurave të ratifikimit në Kuvend të protokollit të bashkëpunimit, deri në vendimin përfundimtar të saj. Mbledhja e gjyqtarëve vendosi që seanca të zhvillohet më datën 18 janar 2024, ora 10:00.

Të fundit