Flash News

E-TJERA

"Thërrimet përfundojnë te fermerët", Meta: Subvecionet po përdoren për spote dhe kotësira korruptive

"Thërrimet përfundojnë te fermerët", Meta:
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet sektori i bujqësisë, duke ngritur si shqetësim mungesën e mbështetjes.

Kreu i Shtetit thotë se 60% e subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive, ndërsa vetëm "thërrimet" përfundojnë te fermeret. Meta shton se fermerët shqiptarë punojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.

Sipas tij, fondet që janë përcaktuara nga buxheti për bujqësinë harxhohen për spote, konferenca, panaire dhe "kotësira korruptive".

Ai thotë se një ndër arsyet e shpopullimit të vendit është edhe mungesa e mbështetjes ndaj  sektorit të bujqësisë.

Të fundit