Flash News

E-TJERA

Thyen masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Thyen masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim

Policia kapi Valter Bamin, vëllai i Durim Bamit, pasi shkeli masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit Bami u kap në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”.

Mësohet se ai u ka kërkuar oficerëve që të mos e vononin me procedurat duke pretenduar se ndodhej në “hasmëri”.

Valter Bami është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, së bashku me shtetasen E. S dhe automjetin me të cilin po udhëtonin.

 

Të fundit