Flash News

E-TJERA

Tirana mposht Vllazninë, Teuta fiton ndaj Kukësit. Laçi-Partizani ndahen në "paqe"

Tirana mposht Vllazninë, Teuta fiton ndaj Kukësit.

Ditën e sotme janë zhvilluar 5 sfidat e javës së 30-të të Kategorisë Superiore. Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm për bardheblutë e realizoi Idriz Batha në minutën e '74. Me këtë 3 pikësh, Tirana e sheh veten  6 pikë larg nga kru i renditjes.

Ndeshja tjetër mes Laçit dhe Partizanit është mbyllur në një barazim spektakolar 2-2. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 9-të, Çinari arriti të gjente rrugën e rrjetës. Avantazhi zgjati vetëm 9 minuta, pasi në minutën e 18-të Laçi vendosi baraspeshën me Emiljanio Mustën, ndërsa në minutën e 58-të Julian Shehu përmbysi gjithçka. Ishte Stenio Zhunior i cili vendosi baraspeshën në minutën e 79 për "Demat" dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Me këtë barazim Partizani mban vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Laçi në vendin e katërt me 50 pikë.

Teuta ka arritu të mposhtë Kukësin me rezultatin 0-2 në sfidën e liajtur në “Elbasan Arena”. Golat u realizuan nga Krasniqi dhe Rustem Hoxha. Me këtë humbje skuadra e Mirel Josës duket e dorëzuar përfundimisht, duke u pozicionuar në vendin e 6-të me 36 pikë në 30 ndeshje. Ndërkohë që Teuta është ngjitur në krye me 55 pikë.

Më herët u luajt dhe Apolonia-Kastrioti 2-1 dhe Skënderbeu-Bylis 2-1.

Tirana mposht Vllazninë, Teuta fiton ndaj Kukësit.

Të fundit