Flash News

E-TJERA

Tiranë/ 29-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij

Tiranë/ 29-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan.

29-vjeçari është konfliktuar me dy vëllezërit e tij 27 vjeç dhe 20 vjeç dhe më pas, i ka plagosur me thikë.

"Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Të fundit