Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Goditet në kurriz gazetarja, rojet i dëmtojnë kamerën operatorit

Tiranë/ Goditet në kurriz gazetarja, rojet i dëmtojnë

Dy punonjës të medias, një gazetare dhe një kameraman, kanë rënë pre e një sulmi gjatë kryerjes së detyrës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa sipas autoriteteve, shtetasin F. M., 67 vjeç ka goditur me telefon në kurriz gazetaren D.B., ndërsa dy rojet private, Q. L., 64 vjeç dhe H. B., 52 vjeç i kanë dëmtuar kamerën kameramanit E. E., duke u penguar dhe në kryerjen e detyrës.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 67 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Q. L., 64 vjeç dhe H. B., 52 vjeç. Pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja D. B., gazetare, se është penguar gjatë kryerjes së detyrës dhe është goditur me telefon në shpinë nga shtetasi F. M. Ndërkohë, shtetasi E. E., kameramani që shoqëronte kallëzuesen, është penguar në kryerjen e detyrës, duke iu dëmtuar pjesërisht kamera gjatë filmimit nga rojet private shtetasit Q. L. dhe H. B.” – raporton Policia.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit