Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Makina përplaset me disa mjete të parkuara te Rruga e Kavajës, plagosen dy të rinj

Tiranë/ Makina përplaset me disa mjete të parkuara te Rruga e
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas policisë, makina e drejtuar nga L.B, 21 vjeç ka humbur kontrollin dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit