Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Tiranë/ Politikani premton punë pas zgjedhjeve: Do t’i them atij të PS-së unë, do vend pune? 500 mijë lekë e hajde futu!

Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë sesi Ilir Hodaj, nënkryetar i FRD-së për Tiranën, bënte pazar me një qytetare, për vende pune dhe poste pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Vajza i premtoi 5 vota, ndërsa zyrtari i partisë i tha se nëse do marrin ministri, do ketë nevojë për njerëz me shkollë, ndërsa po morën drejtori, do të ketë shumë vende pune.
Qytetarja: Hë, mor burrë i dheut!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në këtë orë vihet?
Qytetarja: Ku je? Të mbajmë distancën njëherë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Mirë, o mirë, do të pish ndonjë gjë?
Qytetarja: Të ruajmë distancën!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Do pish ndonjë raki?
Qytetarja: Ça të pi mo?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Raki më!
Qytetarja: Jo, rrofsh! Tani 5 veta janë ok, i gjashti është kështu
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: mua më intereson të shikoj edhe ky timi, që ja ti, edhe bile duhet të vish çdo javë k’tu te zyra, ja që kontribuon vajza, ka ardhur, nesër pasnesër të shikojë ai, që lëviz në zyra, jo erdhe njëherë dhe pastaj të thotë ai, që të verifikohesh për nesër në punë.
Qytetarja: Ndonjë teke raki? S’e pi? Po pak o pak, se po na bën tapë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo unë pak pi me ndonjë shok, që vjen këtu.
Qytetarja: Një çikë o, një çikë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Do marr për vete një çikë. Gëzuar!
Qytetarja: Mos është e fortë?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo më, jo!
Qytetarja: Si po ecni me këto? Të flasim për punë njëherë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Unë për punë, e kemi garant, që fiton ky.
Qytetarja: Është një familje, po është dorë e zezë. Ok! Tani mua ajo më intereson, se është një familje. Janë 5 veta. Si t’ia bëjmë me ato?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ajo ka 5 vota e ça do ajo?
Qytetarja: Ça duan ato më? Ti e di, ça duan. Ti mendon, se dora e zezë do vende pune?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: O po, ça do?
Qytetarja: Po jevgj, kush nuk e do lekun? Unë e para, po troç o vëlla, ça me të thënë kot budallallëqe, për ça vijmë vërdallë? Ore unë nuk besoj te fakti, që do më lirojnë post në drejtori mua.
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pse? Atëherë mos humbim kohë, edhe njëherë unë ta shpjegova shumë mirë, në qoftë se ne marrim ministri, ne s’jemi të varur, duhen me shkollë.
Qytetarja: Po!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në qoftë se marrim drejtori ujësjellësi, këta janë pa shkollë, drejtoria e ujësjellësit, sa veta ka punësuar? Se ne e kemi këtu e në Kavajë, vetëm në Tiranë pa fshatrat 50 000 vetë. Nga këta 50-të janë 70 drejtorë mini degë, se dikush merret me kanalizime, dikush me projekte, dikush me sjelljen e ujit, dikush me faturime, dikush me linjat e reja.
Çdo sektor ka drejtorin e vet. Po unë s’do bëhem ndonjë drejtor i vogël, se po të ishte për drejtor të vogël, s’kisha pse bëhesha nënkryetar, e mjafton një anëtar e një shoqëri me atë kryetarin e madh, drejtorin e madh, e kështu. Tani me punësim, i zgjedh unë. Unë kë do zgjedh? Kush ka kontribuar këtu, se nuk mund të them tani një njeri, që s’ka ardh fare në zyra dhe ta vë drejtor aty. S’ke arsimin përgjegjës, e di, sa punëtor ka? Ku? Në gjelbërim do bësh këtë në lulishte!
Qytetarja: Po mirë, me sa vota e arrijmë këtë, që të mbledh? Shiko, se dua fjalë burrash, jo me më sorollat kot!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Moj!
Qytetarja: Se për punë sorollatje, kam…
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sa më shumë, aq më mirë për ty, po të flas. Unë, nëqoftëse do më bësh 10-të, po të shënoj 15-të nga ana ime, se unë kam shoqëri të tjerë. Ata, se unë postin tim, do s’do, do e marr vetë edhe pa më votuar njeri.
Qytetarja: Ok!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po unë interesohem të marr sa më shumë vota, për të arritur atë, që duam ne, jo atë, që do na japi Luli.
Hodaj shpjegoi se në ujësjellës ka 5 mijë vende pune dhe ata të PS-së do të duhet të paguajnë, për të mbajtur vendin e punës, ndërsa aktivistët e FRD-së do të futen në punë pa pagesë.
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: S’na kanë kaluar fonde akoma, jemi në proces të atyre, ditën e zgjedhjeve, nëqoftëse do kemi lekë nëpër duar, kuptohet.
Qytetarja: Sa po dalin si puna ime, që po bombardojnë gjithandej? Sa kanë dalë?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Si puna jote? Secili më vete më, secili më vete. Këtu erdhi dje Prefekti i Dibrës, ai i Kukësit, ai tha 1000 veta t’i bëj unë, mori fletëpalosje vetë Prefekti. Vjen ai i komunës, ai i Kavajës këtu, ça ke bërë? Thotë ai – Kaq, kaq! Ok! Merri këto fletëpalosjet, bëji 5 takime, më thuaj mua, ku do t’i mbledhësh, t’i them kryetarit të vijë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Të thashë, administrata, ne 10 mijë do bëhemi në Tiranë, ja 15-të.
Qytetarja: Po!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Administrata ka 50 mijë, duhet të gjej edhe 30-të të tjerë, ta… Drejtoria e Ujësjellësit, siç them unë, ka 50 mijë punëtorë, ku do t’i gjej unë 30-të? Ne s’kemi 50 mijë FRD Tiranë. Ai 5 po mendoi se merr 100 mijë lekë, sot 4 vjet do rrijë në pritje, kurse ky që erdhi vullnetar, do hajë 4 vjet me 500 mijë lekë rrogë, do hajë tamam ky 4 vjet, 4 vjet do hajë 20 milionë, sa i bie. Se ti, që ma dhe votën jam i detyruar të të gjej një vend pune, sepse dhe kontributin tënd, pavarësisht u përhape në shoqëri, i the këtij më solle këta edhe 4 vjet do ta mbash vendin e punës, se të takon.
Unë s’mund të.., ai i PS-së nuk i takon dhe unë po e marr në punë, po atë do ta marr në punë, po o me shoqëri, o me lekë, do ta marr në punë, se i bie, se ai s’më erdhi vullnetar për votën mua, do t’i them atij të PS-së unë, do vend pune? 500 mijë lekë e hajde futu! S’i them unë do kërkoj tek drejtori ai, që e ka në patronazh, po bie fjala. Se një i PS-së, që të punësohet te PD-ja, vetëm me miq, me lekë do futet, vullnetar s’mund të futet dot ai, se s’ka më punë ai.
Por sipas tij, spastrimet në institucione do të bëhen pak nga pak, që të rinjtë t’ia marrin dorën punës.
Qytetarja: Po mua s’do më lësh pas dore?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po hëngra unë, do hash dhe ti të thashë, më!
Qytetarja: Dua post!
ILIR HODAJ, N/KRYETAR I FRD – Po hëngra unë, do hash edhe ti apo jo? A e lamë kështu?
Qytetarja: Në rregull! Këtyre t’u flas për vende pune atëherë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Vende pune, 4 vjet po vende pune, rrogën e di, sa është. Ministria i ka 1 milionë rrogat, drejtoria, ujësjellësi e ka 400 mijë lekë, sa e ka faturisja, tani unë nuk i premtoj ka edhe 500-nd, 600-nd, 700-nd, sipas përgjegjësisë, që ke.
Qytetarja: Ndodhin këto për shembull aktualisht, ça janë te ujësjellësi, do hiqen nga puna?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ohhh…, do ndërrohen ata avash-avash, sa t’i marrim dorën, do ndërrohen ata, se s’mund të fusim një, që e di zanatin e punës edhe të them ty vazhdo punën, ti s’e ke haberin fare, nga do t’i marrësh ato, ça bën ai. Seleksionojmë 10-të veta këtë javë, 10-të javën tjetër, 10-të, sa t’i marrim dorën, domethënë duke bërë stazh të rinjtë, duke i hequr ata. Kështu ekziston parimi, se s’mund të futemi të gjithë edhe ça të marrim ne? Nga vjen ky uji? Si bëhet? Ata kanë gjithë sistemin e kompjuterit, ne s’dimë fare, mund t’i fusin një të shuar ata, ça të bëjmë ne?
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, i cili i premtonte vend pune një qytetareje sapo të vinte në pushtet. Vendin e punës, ai e premtonte në këmbim të votave, ndërkohë që tha se nëse të punësuar nga PS-ja duan të qëndrojnë në punë duhet të paguajnë para.
Në takim me nënkryetarin e FRD-së vajza kërkoi të angazhohet me punë në fushatë, por u ngacmua seksualisht nga zyrtari partiak. Hodaj kërkoi ta puthë vajzën dhe i ofroi të pijë në zyrën e partisë.
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po më ndëjte afër, do të mbaj unë më!
Qytetarja: Po më afër se kaq, s’kam ça të rri, o burrë i dheut! Aman-aman vetëm sot mos më ngacmo, se jam bërë tym për punë! Kemi moment tjetër për qejf, për të folur, sot jam, jo të lutem aty! Jo, jo! Dëgjo, dëgjo njëherë këtu..! Ah tashi mos t’i prishim.., leje mos ma prish terezinë, se sot do iki të takoj ato… A të iki unë tani?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ulu, pi atë! (rakinë)
Qytetarja: Jo, jo! Po unë, po piva atë o burrë i dheut, pse ça u bëra unë? Eh aman të lutem mos, jo, jo mos po tashi, mos më ngacmo me duar! Një sekondë, një sekondë! Më lër të flas njëherë, or burrë! Tashi, kur vij për punë, vijnë të gjithë për punë. E kam seriozisht, të iki të mbaroj punë dhe takohemi pasdite për kafe!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Nga do vesh pasdite ti?
Qytetarja: Po, po më bezdise kështu me duar, seriozisht nuk vij vetëm më në zyrë! Po më lë, o burrë tashi, mos.., e ke seriozisht? Të lutem më le! Më le, se kemi kohë për qejf, për të diskutuar! Më bezdis këshu, po nuk punojmë dot bashkë, edhe ti mendon, se unë do të punoj në drejtori me ty kështu?…
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo në drejtori, jo!
Qytetarja: Jo pastaj, po jo nuk mundem, të lutem! Mos më bezdis tani mor burrë, tashi po mos më bezdis, pra tashi ti e di shumë mirë, unë s’duroj dot k’shu. Eh pikë e zezë, ç’më gjeti belaja! A të iki? A do më lësh të iki tani?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ueeee si bën…
Qytetarja: Tashi dëgjo! Unë tashi sot, unë tu të thënë, si i kisha punët, kam ardhë tym, tashi ti fillon xhak- xhuk, xhak- xhuk me duar. Eh, aman- aman të lutem tashi! Mos më ngacmo, mos më prek! Po leje, o burrë tashi, po herë tjetër, po herë tjetër, po nuk thashë se…, shiko, se po të ishte ashtu, s’vija!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Meqë ishe… (nuk kuptohet)
Qytetarja: Po rri tashi, po do më lësh tani të diskutojmë për punë, të flasim, apo si ajo, që duhet të vish, s’vi më në zyrë është e dyta herë, që vij në zyrë, ti më ngacmon. Unë nuk jam adoleshente.
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po do jesh e qetë më!
Qytetarja: Hë, ok! Mirupafshim!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Më jep një të puthur!
Qytetarja: Po jo, më puthe në faqe, mjafton. Ej aman, a do më lesh tani, a si e ke hallin? Edhe të hënën, se nesër…
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sa e mirë qenke bërë, më dreq!
Qytetarja: Aman me duar, se e kam tmerr! A më le tashi të iki, se më dhe raki, më bëre tapë këtu më duket?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pije, pije!
Qytetarja: Jo, jo s’pi më! Jo jo, jo jo, s’du më! Jo, jo nuk du më! Po ik! Mirë ma jep, se e pi vetë! Ik, ik! Po leje, o burrë, se nuk pi atje! A do më lësh tashi, a si e ke hallin?!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pi!
Qytetarja: Lëshoma!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pi, pi!
Qytetarja: Ik o, se është e fortë, nuk e pi dot!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Nuk është e fortë më.
Qytetarja: Nuk e pi dot! Dëgjo! E para e punës, kam shkuar kam takuar njerëz poshtë e lart gjithë ditën me virus, pa virus, kështu që mbaj distancën! Po hë, mor burrë tashi, a të iki, a si e ke hallin? Po më le pra tashi! Folëm për punë, e kam seriozisht! Mos më mbaj me llafe kot! Po nuk më dhe vend pune…
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po ti rri afër të thashë, të fitosh!
Qytetarja: Po pra erdha, po erdha, o burrë, po unë s’vij dot kështu!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në të puth këtu, s’është, se të putha këtu.
Qytetarja: Ahiii.., po leje mo tashi, të putha këtu, të putha atje, se nuk të lë unë të më puthësh ashtu po hapu! Ik tashi, se i kam puthjet e kushtueshme unë! Jo tani, të lutem tashi! Një sekondë! I kam të kushtueshme, thashë! Po bëj shaka me ty mo, po ik tashi! Do më lësh të iki? Seriozisht e kam!
Ai i tha se po të bëhet e dashura e tij, do të jetë drejtoreshë në administratën e ardhshme. Vajza i kërkon kohë, duke i kërkuar të hapë derën e zyrës, që të ikë.
Qytetarja: Po do lidhemi në telefon. A të iki tani?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Të puth pak!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Më puth në faqe! Ore, po ik tashi, mos na bëj, o aman, o burrë i dheut! Mos më lodh më! Do me më puth në faqe, më puth! Tashi po më acaron, mo tani, po kam hall, o burrë, dua me ik tani!
Qytetarja: Po a e di, sa punë kam për të mbaru, sepse është puna këtu: si do m’i mbarosh ti?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Si e dashura ime, sepse…
Qytetarja: Aaaaa…!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sepse unë nuk bëhem me nerva asnjëherë, asnjëherë.
Qytetarja: Dëgjo, dëgjo, dëgjo! Jam dakord unë, problemi është, problemi është, se unë kam një mijë gjëra.
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po leji më, shiko një, që të jetë sa për një mijë!
Qytetarja: Mirë domethënë, po e mbajta…Dëgjo-dëgjo! Po e mbajta mirë kështu me ty, do marr vend drejtoreshë…
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Unë të thashë janë 70 drejtori. Unë do të seleksionoj, kush ka punuar. Po tani një të dashurën time, mos ta bëj drejtoreshë?!
Qytetarja: U bëra e dashura jote unë? Ok, e kuptova! E kuptova! Hajt faleminderit! Jo, jo! Për sot mjafton ky muhabet. Tashi më lë hapësirë për Zotin! Jam djersit, jam bërë si dreqi. Ok, do flasim në telefon! Dakord! Hajde tani!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Je shumë e mirë!
Qytetarja: Ah, ti rrofsh! Paçim! Flasim! Hajt ciao, ika ciao! tv Klan
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14