Flash News

E-TJERA

Testohet votimi elektronik për zgjedhjet, Celibashi: Proces i thjeshtë, votuesi verifikon dhe korrigjon zgjedhjen e tij

Testohet votimi elektronik për zgjedhjet, Celibashi: Proces i

Është testuar pajisja për votimin elektronik për zgjedhjet e 25 prillit, një projekt pilot që do të aplikohet në Tiranë.

Fillimisht, votimi është demonstruar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili në një prononcim për mediat tha se procesi është i thjeshtë dhe votuesi ka mundësi të verifikojë zgjedhjen që ka bërë dhe nëse nuk është i sigurt, mundet ta korrigjojë zgjedhjen.

“Sapo demonstruam se si pajisja e votimit elektronik do funksionojë. Procesi është i thjeshtë, votuesi do e ketë të thjeshtë të zgjedhë, pasi bën zgjedhjen e partisë ose koalicionit zgjedh kandidatët. Ka mundësi të verifikojë përmes printerit zgjedhjen që ka bërë dhe nëse nuk është i sigurt, mundet ta korrigjojë zgjedhjen.

Nga pikëpamja e lehtësisë së përdorimit kjo pajisje i përmbush kërkesat dhe ofron garancitë për votën”, tha Celibashi.

I pyetur nëse njësia numër 10 është rezultati i parë që do mësohet pas 25 prillit, Celibashi thotë se “është teknikisht e mundur, pasi prej 30 minutash dhe 1 orë kemi rezultatin zgjedhor, por po diskutojmë me partitë politike për të vendosur nëse do ishte e dobishme që këtë rezultat ta shpallim në momentin më të parë”.

 

 

Të fundit