Flash News

E-TJERA

Tjetër demokrat kërkon largimin e Bashës, thirrja e Elezit: Të gjithë te selia e PD

Tjetër demokrat kërkon largimin e Bashës, thirrja e Elezit:

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, ka kërkuar largimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Me largimin e Bashës, sipas tij, mund të realizohen zgjedhje demokratike.

Ai ka bërë thirrje në Facebook që të mblidhen të gjithë bashkë te Selia e PD, në orën 11:00. Kujtojmë që të shumtë kanë qenë demokratët këto dy ditë që kërkonin largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së.

Postimi i Ibsen Elezit

Sot shtrohet çështja e shpëtimit te PD nga shkatërrimi.

Nëse dikujt i dhimbset Luli më shumë se PD të dalin dhe të formojnë një parti tjetër.

Partia Demokratike nuk është pronë e dikujt.

Reagoni dhe mos të lejojmë shkatërrimin e planifikuar të saj, janë qindra mijëra ata që kanë kontribuar nga 91 që e duan një PD të fortë demokratike përballë një pakice që duan ta mbajnë peng.

Ti kërkosh proces zgjedhor brenda PD një humbësi të shumfishtë për ta nxjerrë PD nga kriza, është kërkesë mininmale dhe e detyrueshme demokratike, nëse dikush e refuzon thjeshtë duhet detyruar ta pranojë.

10 Betejat e Shitura

 Basha VS Rama

2015 braktisja reformës territoriale

2015 humbja e zgjedhjeve lokale

2017 marrëveshja e 17 majit

2017 listat personale dhe humbja e zgjedhjeve parlamentare

2018 protestën e Kukësit

2019 dorëzimi i mandateve (braktisja e kauzes dhe protestave)

2019 dorëzimi 60 bashkive

2020 braktisja e mbrojtjes Teatrit

2020 dështimi i reformës zgjedhore

2021 humbja e dytë e zgjedhjeve parlamentare

Nesër te PD, ora 11

Të fundit