Flash News

E-TJERA

Tjetër 'shuplakë' Ramës për Ballukun, ambasada holandeze: Të ndiqet penalish korrupsioni edhe në nivelet të larta

Tjetër 'shuplakë' Ramës për Ballukun, ambasada

Pas ambasadës britanike dhe asaj gjermane, vjen edhe reagimi i ambasadës holandeze e akredituar në Tiranë pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ambasada holandeze nënvizon po ashtu se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por me kusht ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Reagimi:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar.

Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.

 

Të fundit