Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, të dënuarit 'i arratisen' policisë, në qeli vetëm Fran Frrokaj

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, të dënuarit 'i

Gjykata e Apelit të Shkodrës dënoi me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Frrokaj rezultoi fillimisht i arratisur për t’u vetëdorëzuar disa orë më vonë në policinë e Lezhës.

Megjithatë operacioni i policisë për të vënë në pranga personat e tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave, ka dështuar. Prej dy ditësh efektivët janë në kërkim të tyre, por nuk ka ende asnjë gjurmë.

I vetmi i dënuar në qeli aktualisht është ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Ish-zyrtarët e tjerë janë në arrati, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e shpalljes në kërkim ndërkombëtar pasi personat mund të jenë larguar edhe jashtë vendit.

Të fundit