Flash News

E-TJERA

"Tom Doshi, ëngjëll para Saliut", reagon Berisha pas deklaratës së Ramës

"Tom Doshi, ëngjëll para Saliut", reagon Berisha pas

"Tom Doshi është ëngjëll në krahasim me Sali Berishën". Pas kësaj deklarate të kryeministrit Rama mbrëmjen e djeshme në "Opinion", ka ardhur një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një foto-montazh ku shfaqet kryeministri Edi Rama së bashku me Tom Doshin në formë ëngjëlli.

"Engjujt e njeri tjetrit!" shkruan Berisha krahas fotos.

Kujtojmë se mansadorja amerikane është shprehur hapur kundër kandidimit të kryetarit të PSD-së, Tom Doshi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe Rama e dha atë deklaratë në momentin kur po pyetej në lidhje me këtë gjë.

Të fundit