Flash News

E-TJERA

Tom Doshi reagon për herë të parë pas dorëheqjes: Nuk do largohem nga politika, kjo është asyeja pse u tërhoqa

Tom Doshi reagon për herë të parë pas dorëheqjes: Nuk
Tom Doshi

Tom Doshi ka reaguar pas dorëheqjes që dha një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai ka sqaruar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit dhe jo nga Partia Social Demokrate apo angazhimi politik.

Doshi ka renditur arsyet që e kanë detyruar të marrë këtë vendim, ku së pari shprehet se dëshiron të jetë i lirë që të nisë mbrojtjen ndaj emrit të tij, duke theksuar se është lakuar në mënyrë të padrejtë dhe të qëllimshme, kohët e fundit.

Ai shton se do të jetë gjithmonë me qytetarët, pavarësisht se nuk do të jetë në Parlament. "Të gjithë ata që do t’ju përfaqësojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhëtojnë votën tuaj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërkuar votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë", thuhet në reagimin e Doshit.

Të fundit