Flash News

E-TJERA

"Top Channel" kërkon t'i mbyllë Facebook-un Sali Berishës, reagon ish-kryeministri

"Top Channel" kërkon t'i mbyllë Facebook-un Sali
Ish-kryeministri Sali Berisha

Pasi Twitter mbylli përfundimisht llogarinë e Presidentit Donald Trump, televizioni 'Top Channel' ngre pyetjen se "A duhet t’i mbyllet “Facebook”, Berishës?"

Referuar një sondazhi të 'Gazetës Shqip', e cila ka hapur një sondazh nëse duhet t'i mbyllet llogaria në Facebook, ish-kryemistrit Sali Berisha, 'Top Channel' thotë se 85% e atyre që kanë votuar janë dakord.

Sipas medias kombëtare, në profilin e ish-kryeministrit ndër vite ka shumë thirrje që janë komentuar si dhunë nxitëse, por edhe lajme të rreme.

Lidhur me këtë lajm të 'Top Channel' ka reaguar menjëherë ish-kryeministri Berisha, i cili shkruan se “Miq, Edvin Hajduti dhe Arben Malavita te tmerruar nga FB yne! Fitore! SB".

Të fundit