Flash News

E-TJERA

Topalli i përgjigjet Lubonjës: Bie dakord me të vetëm për një konstatim; Rama do mbetet në histori

Topalli i përgjigjet Lubonjës: Bie dakord me të vetëm

Ish-numri dy i PD, Jozefina Topalli nuk pranoi të komentojë gjerësisht deklaratën e analistit Fatos Lubonja, i cili javës që shkoi tha se “Kush krijon parti të re në prag zgjedhjesh, është ose delirant, ose i blerë nga Rama”.

E ftuar në ‘Real Story’, Topalli tha se nuk ja merr për keq Lubonjës teksa ka dalë në përfundime të tilla, por tha se bie dakord me të për një konstatim, që vendi ka tre banda, që ish-kryetarja e parlamentit i cilëson vazhdimisht me emra: Rama, Basha, Meta.  

“Nuk ja marr për keq Lubonjës. Bie dakord me të që kemi tre kryetarë që i quajmë banda, por jo për diçka tjetër, pse duhet të presim edhe 4 vite tjera.

Është opozitar i paepur dhe gjej veten në sintoni me të, ndonëse nga rrugë që mendojmë për të larguar këro tre banda.

Rama do mbesë në histori si njeriu që e çoi vendin në gjysmën e popullsisë me më pak se 4 dollarë, si njeriu që futi në parlament kriminele dhe boshatisi vendin.

Rama si anjë kryeministër ka fut në xhep kreun e opozitës, ky është problem nuk e zgjidh pa ndryshuar situatën brenda opozitës”, tha Topalli.

Të fundit