Flash News

E-TJERA

Trajneri italian vlerëson Shqipërinë: Është një nga më të fortat në qarkullim

Trajneri italian vlerëson Shqipërinë: Është një

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka komentuar shortin e EURO 2024 i cili e vendosi përballë Spanjës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

I pyetur nga mediat, Spalletti tha se nuk mund të bëjë parashikime. Ai vlerësoi Shqipërinë si një nga më të fortat në qarkullim.

Trajneri Italian tha se kombëtarja shqiptare po luan futboll të bukur.

“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime”, tha Spalletti.

Të fundit