Flash News

E-TJERA

Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë

Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë

Banorët e rrugës “Aristoteli” në Spitallë të Durrësit protestuan për mungesën e trotuareve në rrugën që po ndërtohet aktualisht.

Duke folur për mediat ata shprehen shqetësimin për sigurinë e qytetarëve, duke theksuar se gjatë viteve të fundit tre persona kanë humbur jetën pasi u përplasën nga automjetet.

Banorët shtojnë se në projektin e prezantuar nga inxhinierët e firmës ndërtuese, trotuaret nuk parashikohen, gjë që i bën rrugën të rrezikshme për këmbësorët.

Për zgjerimin e rrugës, banorët thonë se janë të gatshëm të prishin edhe muret rrethuese të oborreve të tyre, duke kërkuar që punimet të realizohen sipas standardeve të sigurta.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për përmirësimin e sigurisë.

Të fundit