Flash News

E-TJERA

Tre bashkitë e Gjirokastrës i besojnë votën PS. Fiton apo rriskon Bledi Çuçi?

Tre bashkitë e Gjirokastrës i besojnë votën PS. Fiton apo

Tre bashkitë e Gjirokastrës, Përmet, Këlcyrë dhe Memaliaj i kanë besuar në shumicë votën, PS-së.  Ndërkohë po vijon numërimi i votave dhe në katër bashkitë e tjera të këtij qarku.

Zgjedhjet e kaluara në Gjirokastër ka patur pesë mandate deputetësh, por në këto zgjedhje gara është bërë më e ngushtë pasi një mandat i’u dha Tiranës.

Në Bashkitë e numëruara deri më tani, rezultati nuk ishte surprizë, pasi dhe në zgjedhjet e 2017-s këto bashki kanë votuar me shumicë majtas. Bledi Çuçi është renditur i treti në listën e PS-së për këtë qark, dhe dukeqenëse janë vetëm katër mandate për Gjirokastrën, ai është në kufirin e rrezikut dhe mbetet për t’u parë nëse do të hyjë në Parlament.

Krahasimi i votave në gjedhjet e 2021 me ato të 2017-s

1. PËRMETI ZGJEDHJET 2021

PS-3466 vota,

PD-1939 vota                                               

LSI-527 vota.

PËRMETI ZGJEDHJET 2017

PS 3857 vota (51.75%)

PD 2004 vota (26.89 %)

LSI- 1433 vota (19.23%)

2. KËLCYRË, ZGJEDHJET 2021

PS 1750 vota

PD 1070 vota

 LSI  509 vota.

KËLCYRË, ZGJEDHJET 2017

PS 1997 (53.25)

PD 873 (23.28%)

LSI 781 vota (20.83%)

3. MEMALIAJ, ZGJEDHJET 2021

PS – 3271 vota
PD – 1404 vota
LSI – 1000 vota

MEMALIAJ, ZGJEDHJET 2017

PS 4084  (60.13%)

PD 1377  (20.27%)

LSI 1234, (18.7%)

Kujtojmë që në zgjedhjet e 2017-s PS mori 3 mandate (Bledar Çuçi

Mirela Kumbaro, Flamur Golemi), PD mori një (Tritan Shehu) dhe një LSI (Vangjel Tavo).

 

 

 

 

Të fundit