Flash News

E-TJERA

Tre ditë para zgjedhjeve, Kim dhe Soreca shkojnë në KQZ

Tre ditë para zgjedhjeve, Kim dhe Soreca shkojnë në KQZ
Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare, ambasdorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca po zhvillojnë një takim në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me përfaqësues së këtij institucioni. Ata do të njihen ndoshta me përgatitjet e fundit të procesit zgjedhor.

Më herët Kim ishte në SPAK, në vijim të takimeve në institucionet më të rëndësishme në prah të zgjedhjeve. Diplomatët e huaj i kanë cilësuar jetike për vendin zgjedhjet e 25 prillit.

Ata kanë bërë thirrje që të hiqet dorë nga gjuha e urrejtjes dhe që gara të përqëndrohet te programet. Gjithashtu kanë kërkuar që kandidaturat të jenë me integritet.

Të fundit