Flash News

E-TJERA

Konsumuan karamele, tre fëmijë përfundojnë në spital në Korçë

Konsumuan karamele, tre fëmijë përfundojnë në spital

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç, të cilët kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele të gjetura në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit