Flash News

E-TJERA

Tre furgonët e "Strukturës për Mbrojtjen e Votës" së PD-së ditën e vrasjes në Ebasan/ Hoxha: U morën me qera 1500 euro

Tre furgonët e "Strukturës për Mbrojtjen e Votës"

Gazetari Artan Hoxha shkruan se tre furgonët e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në PD, të cilat u sekuestruan nga policia ditën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë marrë me qera.

Hoxha bën me dije se PD-ja ka paguar 60 euro në ditë për 1 furgon.

"Furgonat janë marrë në përdorim, për vetem 5 ditë, nga e mërkura e 21 prillit 2021, deri te hënën e 26 prillit në mëngjes, me kosto 60 euro në dite për çdo furgon. Për mjetet, jane paguar në total 1500 euro për 5 ditë përdorim. Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo të PD-së", shkruan Hoxha në Facebook.

Kujtojmë që pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në PD ishin 10 ish efektive të policisë të cilët u vunë në pranga nga policia.

Reagimi i Artan Hoxhës:

Prezantimi i pare në publik i SMV(Struktura per Mbrojtjen e Votes), nuk shkoi ashtu siç e kishin parashikuar ata, që e ideuan dhe e krijuan.

Të mërkurën në mbrëmje, 10 pjestaret e SMV-se, ish-pjestare policie dhe te forcave speciale, perfunduan te arrestuar, ndersa tre furgonat fringo të rinj, u sekuestruan nga policia...

Me poshte, në foto dhe video jane 3 furgonat e bardhe të SMV-se, duke patrulluar në rruget e Elbasanit gjate dites se merkurë 21 prill 2021, perpara se të ndodhte vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjere...

Në fakt, këta furgona të markes RENAULT, prodhim i ri, jane marre me qira diten e marte me 20 prill 2021, ne nje kompani ne Tirane.

Furgonat jane marre në perdorim, për vetem 5 dite, nga e merkura e 21 prillit 2021, deri te henen e 26 prillit në mengjes, me kosto 60 euro në dite per cdo furgon.

Për 5 mjetet, jane paguar në total 1500 euro per 5 dite perdorim.

Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo te PD-se.

Prezenca e ketyre mjeteve në Elbasan, nuk eshte raportuar me pare, sepse vetem te merkurën paradite, ato jane pare në qarkullim në rruget e qytetit.

Mesa duket, shfaqja e pare ne terren e “grupit të gatshem” të SMV-se, ka qene pikerisht me 21 prill 2021...

 

Të fundit