Flash News

E-TJERA

Tre këmbësorë të vdekur nga aksidentet brenda 24 orëve, mes tyre një fëmijë 6 vjeç

Tre këmbësorë të vdekur nga aksidentet brenda 24 orëve,

Tre persona të vdekur brenda 24 orëve është bilanci i tre aksidenteve në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Fillimisht, humbi jetën një grua këmbësore në rrugën ‘Misto Mame’ në Tiranë, pasi dy makina e përplasin njëra pas tjetrës.

Bëhet fjalë për një 50-vjeçare, e cila po lëvizte në këmbë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjetet, ku fillimisht gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është përplasur nga një makinë dhe më pas është shtypur dhe nga automjeti tjetër që vinte më mbrapa, pasi nuk mundi të frenonte.

Mësohet se policia ka ndaluar dy drejtuesit e automjeteve, I. H., 39 vjeç dhe B. G., 32 vjeç.

Tjetër aksident ndodhi mbrëmë në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, ku një 61-vjeçar përplasi për vdekje me makinë një këmbësor të moshës 70 vjeç. Drejtuesi u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Paraditen e së mërkurës, u përplas po ashtu për vdekje një fëmijë i mitur në qendër të Shëngjinit.  

6-vjeçari, përplas nga një furgon dhe u nda nga jeta në spitalin e Lezhës, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariat dhe po hetohet më tej për ngjarjen.

Të fundit