Flash News

E-TJERA

Tre operatorë të transportit urban në Tiranë paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Tre operatorë të transportit urban në Tiranë

Transporti urban në Tiranë përveç kostove në rritje për shkak të çmimit të naftës dhe rënies së fluksit të pasagjerëve, po përballet edhe konkurrencën e pandershme.

Kompanitë “Shega-Trans” sha në linjën Kombinat-Kinostudio, “Tirana Travel” shpk për linjën Sharrë-Uzina Dinamo dhe kompania “Green Line” shpk për linjën nga kthesa e Yzberishtetit deri në Qendër, kanë paralajmëruar ndërprerje të shërbimit, duke nisur nga java e ardhshme nëse nuk zgjidhet problem me konkurrencën e pandershme.

Të tre kompanitë në një letër drejtuar Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Transportit, kanë përsëritur kërkesën për të marrë masat e nevojshme për t’i dhënë fund informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.

Sipas tre kompanive, shkeljet e përsëritura po ju shkaktojnë humbje financiare.

Disa ditë më parë, Shoqata e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban, i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ku kërkojnë vazhdimin e subvencionimit në mbështetje të sektorit për çmimin e lartë të naftës.

"Shoqatat e transportit “kërcënojnë” qeverinë“Aktualisht çmimi i naftës është shumë i lartë dhe konsumi jonë bazuar në numrin e mjeteve në treg për kryerjen e veprimtarisë së transportit/frekuencën e kërkuar është shumë i lartë dhe automatikisht sjell dhe kosto shtesë, duke bërë që operatorët të operojnë në humbje ose në mungesë fitimi. Përpos kësaj rritja e cilësisë së shërbimit, korrektesa dhe ekzaktësia në orare janë më të vështira për tu arritur, kur operatorët janë në pamundësi financiare për të vepruar dhe nuk kanë mbështetje financiare për t’i rritur ato”, thuhet në letrën e Shoqatave të Transportit.

Të fundit