Flash News

E-TJERA

"Tregoni kujdes", ambasadorja suedeze flet për zgjedhjet: Shqetësuese shit-blerja e votave

"Tregoni kujdes", ambasadorja suedeze flet për zgjedhjet:
Elsa Hastad

Ambasadorja suedeze, Elsa Hastad, ishte sot në Paçram të Shkodrës, ku dhe foli për zgjedhjet e prillit. Në një prononcim për gazetarët ajo ngriti shqetësimin e fenomenit të shit-blerjes së votës.

Ambasadorja këshilloi që të tregohet kujdes, duke evidentuar se demokracia në Shqipëri është e brishtë. Hastad shtoi se shteti duhet t'iu sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë.

Ajo nuk komentoi përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje.

"E vlerësoj  demokracinë, jemi këtu ne Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.

Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë.

Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësishëm qytetarët, por shteti duhet t'u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale ne zgjedhje", tha ajo.

Të fundit