Flash News

E-TJERA

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Meta komenton akuzat: Basha s’ka moral politik, po shkatërron opozitarizmin

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Meta komenton akuzat: Basha

Presidenti Ilir Meta ka komentuar akuzat dhe sulmet që kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë, duke e përfshirë në “Trekëndëshin e Bermudës”.

Meta tha se është e pritshme përderisa Basha përfshin edhe Sali Berishën. Ai e ka akuzuar kryedemokratin se është përpjekur të asgjësojë votën e lirë, duke shtuar se deklaratat e tij nuk kanë logjikë.

Kreu i Shtetit ka deklaruar për “TV1 Channel” se Basha po i shërben qeverisë, duke shkatërruar opozitarizmin.

“Kur Lulzim Basha përfshin Sali Berishën në ‘Trekëndëshin e Bermudës’, si mund të mos më përfshijë mua? Çfarë mund të presësh nga një njeri si ai që ka humbur respektin edhe për veten e vet dhe që jeton jashtë realiteti?

Nga një njeri si ai që perpiqet te asgjesojë votën e lire dhe mendimin ndryshe? E kam te veshtire te gjej dicka logjike tek deklaratat e Lulzim Bashes.

Eshte pa koherence, pa integritet, pa moral politik, pa logjike. Po i sherben sa mundet demtimit te opozites, votes se lire dhe pluralizmit politik ne vend. Ai është i detyruar tani që ti shërbej shkatërrimit të opozitarizmit dhe ti shërbejë sa më shumë qeverisë”, ka deklaruar Meta.

 

Të fundit