Flash News

E-TJERA

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Presidenca: Keqardhje që Basha, përfshin presidentin në krizat që shpik

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Presidenca: Keqardhje

Presidenca i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili deklaroi në një intervistë se “’Trekëndëshi i Bermudës’ është një karusel që po mban peng Shqipërinë”, duke nënkuptuar këtu Ramën, Metën dhe Berishëm.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, ika rikujtuar edhe njëherë Bashës katërkëndëshin e përgjegjësive madhore, të cilin ia citoi pak ditë më parë edhe vetë presidenti Ilir Meta.

Blushi shprehet se në rast se Basha ka një keqkuptim, Meta është i gatshëm ta mirëepresë në zyrë për t’u sqaruar. “Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë. Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99”, shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur.

Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit.

Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.

Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.

Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!

Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

 

Të fundit