Flash News

E-TJERA

“Triathlon”- i sjell kufizime të qarkullimit në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

“Triathlon”- i sjell kufizime të qarkullimit në

Tirana mirëpret sot “Triathlon”-in, sporti që bashkon tre disiplinat sportive not, çiklizëm dhe vrap në një garë të vetme.

Sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash.

Përmes një njoftimi, Policia Bashkiake njofton qytetarët që sot nga ora 08:00- 13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Rrugët e bllokuara për qarkullim:
Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)
SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:
Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit
Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)
Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:
Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”
Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
Linja 9 ➝ devijon në Qendër
Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht
Ndërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.

Të fundit