Flash News

E-TJERA

Tritan Kalo: Mos e refuzoni vaksinën, kjo është situata në spitale

Tritan Kalo: Mos e refuzoni vaksinën, kjo është situata në
Mjeku Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohet kundër Covid-19. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se mosha e pacientëve të shtruar varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Mjeku shton se numuri i të shtruarve dhe jetëve të humbura ka rënë kohët e fundit, ndërsa thekson se ka rrugë për të bërë drejt fitores së betejës me koronavirusin.

Kalo apelon që të mos nënvlerësohen tre masat kryesore, si maskat, higjena dhe distanca fizike.

"Ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: Maskë, higjenë personale e kolektive, distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme, si dhe mundësinë e të vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet", shkruan ndër të tjera Kalo.

Të fundit