Flash News


Ditari i Opozitës

Shehu njoftoi interpelancën me Ramën, kryeministri "fshihet" pas Spiropalit

Shehu njoftoi interpelancën me Ramën, kryeministri "fshihet"

Tritan Shehu ka kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Shehu njofton se interpelanca është pranuar dhe se do të mbahet nesër në Kuvend.



“Interpelanca: “Njohja, denimi i genocodit serb ne Kosove, asistenca ndaj Prishtines per prezantimin nderkombetar te tij”! E kerkuar nga une me Kryeministrin Rama, do te zhvillohet neser para dite ne seancen plenare. Faleminderit”, njofton Tritan Shehu.

Ndërkohë burime për BalkanËeb njoftojnë se Rama nuk do të jetë i pranishëm nesër në seancën plenare.
Kreu i qeverisë e ka deleguar interpelancën te ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Interpelanca do të jetë pika e tretë e rendit të ditës të punimeve të seancës parlamentare. Rama do të jetë në Mal të Zi ku do të marrë pjesë në punimet e Samiti Rajonal të liderëve. Ky Samit pritet që t’i bëjë bashkë liderët rajonalë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti por dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të fundit