Flash News

E-TJERA

Tritol dhe breshëri plumbash në Kamëz, kush është 35-vjeçari që i hodhën në erë “Audi-n”

Tritol dhe breshëri plumbash në Kamëz, kush është

Pak pas mesnate një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në Kamëz. Një mjet tip”Audi Q7” shpërtheu në flakë pas një sasie tritoli që ishte vendosur në të.

Pronari i automjetit është Artan Lleshi, i cili në një prononcim për mediet ka thënë se ngjarja në fjalë mund të lidhet me vrasjen që ka kryer xhaxhai i tij në vitin 2000.

“Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të një vrasje që në vitin 2000 xhaxhai im Mark Lleshi ka kryer. Pretendimet e tjera janë shpifje”, ka pohuar Lleshi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në “Bulevardin Blu” në Kamëz, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtua edhe biznesi në afërsi të mjetit.

Tritol dhe breshëri plumbash në Kamëz, kush është
Në foto Artan Lleshi

Të fundit