Flash News

E-TJERA

Tritoli në makinë, drejtoresha në Shkodër u njoftua me mesazh kërcënues

Tritoli në makinë, drejtoresha në Shkodër u njoftua me

Një sasi tritoli prej 200 gram iu vendos pasditen e djeshme mjetit të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka. Kjo e fundit ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka konflikt me asnjë.

Megjithatë, burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Kuka ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e saj nga një numër i panjohur i cili e ka njoftuar për eksplozivin vendosur poshtë makinës.

Kuka ka deklaruar se nuk e njihte numrin i cili e ka kërcënuar, ndërsa po punohet për gjurmimin e tij.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në lagjen ‘Vojo Kushi’ për të parë lëvizjet dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse.

Kujtojmë se sasia e eksplozivit ishte vendosur në një qese kroasanti dhe ka qenë me telekomandim. Ndërsa ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë për ngjarjen.

Të fundit