Flash News

E-TJERA

Tritoli pranë hotelit të Vangjush Dakos, reagon policia e Durrësit

Tritoli pranë hotelit të Vangjush Dakos, reagon policia e

Në lagjen nr. 1 në Durrës, pranë hotelit të ish kreut të Bashkisë Durrës Vangjush Dakos (jashtë funksionit), është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse në një vazo lulesh.

Policia e Durrësit njofton se lënda dyshohet të jetë artizanale dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat.

Zona është nën mbikëqyrje për të garantuar sigurinë e banorëve dhe qytetarëve. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacione paraprake

-Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të fundit