Flash News

E-TJERA

Trupi i të riut që u vra mbrëmë në Bulqizë ende në morg, s’ka mjekë për autopsinë

Trupi i të riut që u vra mbrëmë në Bulqizë ende

Një vrasje tronditi mbrëmë qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy fqinjëve, të cilët bullizonin njëri-tjetrin, duke përdorur nofka ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ku një i ri humbi jetën pasi u përpoq që të parandalonte përplasjen fizike.

Ngjarja ka ndodhur në Homesh, ku 26-vjeçari Dritan Manjani është goditur me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Megjithatë, sipas News24, familja nuk ka mundur ende që të tërheqë trupin e pajetë të Dritan Manjani i cili u vra para shtëpisë së tij.

Familjarët thonë se shkak është bërë mungesa e mjekut ligjor në spitalin e Bulqizës. Për shkak se në këtë spital mungon mjeku ligjor, është dashur që të vijë një mjek nga Tirana për të kryer autopsinë e trupit të viktimës.

Ndërkohë, autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.

  

Të fundit