Flash News

E-TJERA

“Tullumbacja”, droga më e kërkuar në kryeqytet që po rrezikon adoleshentët

“Tullumbacja”, droga më e kërkuar në kryeqytet

Ditët e fundit në Tiranë po flitet shumë për konsumin e një droge të re, të padëgjuar më herët.

“Tullumbacet”. Në dukej, është një emër i zakonshëm i referuar një lodre që kryesisht e parapëlqejnë fëmijët. Por, në rastin e “tullumbaceve” që shitet në klubet e natës dhe lokalet e Tiranës, bëhet fjalë për një lloj droge.

“Tullumbacja” me oksid azoti gjendet lehtësisht dhe konsumohet kryesisht nga adoleshentët.

Mjekët thonë se kjo substancë mund të shkaktojë asfiksi deri në vdekjen e personit që e konsumon. Kjo lloj droge të jep ndjenjë euforie dhe dehje në momentet e para, për të kaluar në simptoma më të rënda.

Të fundit