Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Turistët “rrëzojnë” kullat dhe ushqimet e huaja, kërkojnë traditë; Si po nxisin modele të reja biznesi

Kur e gjithë Tirana po mbushet me kulla dhe shtëpitë e vjetra po shemben, duke ua lënë vendin qiellgërvishtësve, Xhimi Begeja, mjeshtri i madh i sportit të alpinizmit, pjesëtar i një prej familjeve më të vjetra të Tiranës, kujton fjalët që i pati thënë gjyshi kur ishte i vogël.
“Floriri është poshtë këmbëve, po s’ia dimë kimetin”, pohon ai, teksa na tregon banesat e vjetra të familjes së tij. “Atëherë nuk e dija për çfarë e kishte fjalën, tani e kuptoj mirë”.
Z. Begeja thotë se tani e di që floriri ishte trashëgimia, historia e lënë nga paraardhësit. Me këtë mirëkuptim të ri, ai dhe familja e tij janë përpjekur të ruajnë sa më mirë vilat e vjetra që kanë trashëguar, duke i rindërtuar dhe duke u dhënë atyre jetë si më parë, sidomos tani që vendi po përjeton një lulëzim turistik dhe interesimi i të huajve për trashëgiminë e vendit po rritet dita-ditës.
Dëshira e Xhimit dhe e familjes së tij për të ruajtur çfarë ka mbetur nga historiku arkitekturor i Tiranës është shtrirë përtej asaj çfarë ata zotërojnë. Së bashku me disa nga fqinjët e tij, teksa pinin kafenë e mëngjesit, vendosën që “floriri” i tyre të ruhej dhe t’u shfaqej të tjerëve si atraksion.
Ata menduan për një qytezë të vjetër që Tirana si kryeqytet europian nuk e ka.
“Jemi 15-20 familje, këtu janë nëntë vila dhe duam t’i restaurojmë, të ruhet çfarë na është dhënë, mundi i familjeve tona. Këtu është bërë histori, të mos bëhen kulla, por të restaurohen.
Një pjesë që nuk mund të restaurohen, për shkak të degradimit, do të rindërtohen në harmoni me stilin e dikurshëm”, – shprehet z. Begeja.
Nisma e tyre, e quajtur “Portat e hapme” vjen teksa rrokaqiejt po ua marrin frymën e kryeqytetit, në forma dhe karakteristika të arkitekturës moderne pa asnjë vlerë të ndërtesave të vjetra. Tirana po humb identitetin e saj.
Fqinjësia e mirë, kafeja e mëngjesit, muzika tironse, fërgesa, vallja popullore dhe vilat e vjetra janë disa nga vlerat e shumta të qytetit. Por mes kullave të shumta, modernizimit dhe urbanizimit, këto vlera po shihen gjithnjë e më pak.
Të nxitur nga kërkesat dhe interesi i turistëve, banorët e kësaj lagjeje, dhe shumë sipërmarrës të tjerë, po e kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e traditës, historisë, identitetit të vërtetë të Shqipërisë, që ishte harruar pak nga pak.
Qytetet shqiptare, si asnjëherë më parë, janë të mbushura me turistë të shumtë, në kërkim të traditës dhe kulturës autentike shqiptare.
Muzikë tradicionale në sfond, tavolina prej druri të mbushura plot, dhe aromat e mrekullueshme të kuzhinës shqiptare shpërthejnë në ajër.
Kjo është panorama që shfaqet në çdo restorant shqiptar këto ditë të nxehta vere, ku gjithmonë e më shumë po kërkohen dhe shfaqen vlerat e kulturës shqiptare.
Në një kohë kur bota po përjeton transformime të vazhdueshme dhe moderniteti dhe globalizimi kanë ndryshuar rrënjësishëm zakonet dhe kulturën e shumë vendeve, shqiptarët po bëjnë një përpjekje të guximshme për të rivendosur vlerat, traditat dhe identitetin e tyre.
Nga panairet e shumta të zejtarisë te koncertet e muzikës folklorike, përfshirë degustimet e kuzhinës tradicionale dhe te netët shqiptare në hotelet e shumta të bregdetit, turistët kërkojnë gjithmonë e më shumë identitetin e vërtetë shqiptar.
Turistët bëhen ambasadorë të papritur të kulturës së një vendi, duke biseduar me vendasit dhe duke shkëmbyer përvojat. Shkëmbimi kulturor po i ndihmon shqiptarët të rikthehen te vlerat dhe traditat, që ndonjëherë mund të jenë harruar.
Në shijen e Kuzhinës Shqiptare – Udhëtimi Gastronomik i turistëve të huaj
Shqipëria është një destinacion turistik me peizazhe të mahnitshme dhe histori të pasur. Por, një nga pasuritë më të fshehura dhe të çmuara të vendit është kuzhina autentike.
Kuzhina shqiptare është një ndërthurje e ndikimeve të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe europiane.
Pjatat tona reflektojnë identitetin e një kombi të pasur në histori dhe kulturë. Përmes trashëgimisë së vjetër dhe ndikimeve të reja, ajo vazhdon të zhvillohet, duke ofruar një menu të pasur dhe shije të paharrueshme.
Një vizitë në kuzhinat shqiptare të çon në një udhëtim kulinar për të zbuluar aromën e historisë dhe shijen e një kombi.
Kuzhina tradicionale shqiptare ofron pjata të pasura me shije të thella. Specialitete të tilla si tava e kosit, fërgesa, byreku, mishi i kecit në hell e shumë gatime të tjera janë pjesë e kulturës kulinare dhe kthehen në një përvojë autentike për vizitorët.
“Më pëlqeu pafund shumëllojshmëria e verërave dhe rakisë, gjithashtu ëmbëlsirat ishin fantastike. Atmosfera kudo është përrallore”, thotë Andor, turist nga Teksasi që ka vizituar së fundmi Shqipërinë.
Petrit Fiska, nga Agroturizëm Alpeta, shprehet se numri i turistëve që frekuentojnë fermën e tij është shtuar me 25 – 30% çdo vit.
“Ne kemi vetëm ushqime tradicionale, kryesisht të zonës së Beratit. Që nga hapja e restorantit, ne kemi pasur mijëra vizitorë, numri i të cilëve është rritur me 25-30% më shumë çdo vit.
Lakrori, yshmeri, byreku, mishi i kecit janë nga më të preferuarat.

Sa më shumë autentik të jetë ushqimi, aq më të kënaqur mbeten klientët tanë, që gjatë sezonit të verës janë më të shumtë të huaj.
Tavolinat e restoranteve vendase janë të mbushura plot gjatë gjithë sezonit turistik. Kuzhina tradicionale është në qendër të vëmendjes, duke ofruar ushqim të freskët dhe autentik.
Kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për produkte të prodhuara lokalisht, duke nxitur fermerët dhe kultivuesit të përdorin metodat tradicionale të kultivimit dhe mbjelljes.
Përdorimi i produkteve të freskëta vendase për recetat e trashëguara brez pas brezi, është bërë një vlerë e rëndësishme për ata që duan të shijojnë autenticitetin e kuzhinës shqiptare.
Restorantet që kanë vendosur të përcjellin këto receta u drejtohen fermerëve dhe blegtorëve vendas për të furnizuar biznesin e tyre.
Johana Bano, bashkëthemeluese e Fustanella Farm, tregon që të gjitha produktet e tyre janë nga fermat e vendit. “Fasulja e Korçës, Vaji i Beratit e shumë produkte janë vendase.
Prodhimet e mishit te ne sigurohen në ferma të tjera të ngjashme, që kanë përparësi blegtorinë. Të gjitha produktet që përdorim janë vendase, kështu sigurojmë pjata sa më autentike” – shprehet znj. Bano.
“Pjatat më të preferuara në Shqipëri për shumë restorante janë mishi i kecit dhe byreku i gatuar në mënyra të ndryshme.
Petulla të fshira ‘Made in Korça’, Shapkat nga Çamëria, Fërgesë ‘Si qëmoti’, Dollma ‘Si nga dora e gjyshes’, Tava e kosit, Qofte furre me domate dhe narden janë pjatat më të kërkuara në restorantin tonë” – shprehet Jurgen Bame, drejtori i marketingut të “ERA Restorant”.
Pjata më e kërkuar është mishi i qengjit dhe byreku i pjekur në saç. – tregon Andi Prifti, administrator i “Oda Garden”, një nga restorantet më të kërkuar si nga vendasit, edhe turistët për sa u përket pjatave tradicionale.
Këto pjata shoqërohen gjithmonë me pijet tradicionale të vendit. Gjithashtu me çmime shumë të arsyeshme.
Edhe vera e rakia po tërheqin turistët. Krahas tureve të verës, risia është dhe interesi për rakinë.
Shqipëria, me disa nga restorantet më të lira në rajon
Ndonëse për shumë familje shqiptare, konsumi i shpeshtë i një vakti në restorante mund të jetë i papërballueshëm, turistëve të huaj, që kanë të ardhura më të larta mujore, ua mban xhepi.
Me vetëm 15-20 euro në xhep, një turist në Shqipëri mund të shijojë një menu të plotë të ushqimeve tona tradicionale, nga byreku te fërgesa, te mishi i kecit në furrë, tava e pilafit me pulë, nga djathërat dhe pastërmaja, te specat e mbushura e më tej peshku në grill si dhe frutat e detit të freskëta.
Opsionet janë të pafundme, por përvoja mbetet e njëjtë. Joost nga Polonia shprehet se ushqimi për të ishte i mrekullueshëm. “Menu të ndryshme kudo, çmime shumë të lira, një nga kuzhinat më të mira që kam provuar ndonjëherë”.
Sipas Eurostat, Shqipëria rezulton shteti i dytë më i lirë në Europë, për çmimet më të ulëta të restoranteve. Në vitin 2022, niveli i çmimeve i bar-restoranteve, i matur sipas fuqisë blerëse, ndaj mesatares së Bashkimit Europian ishte 46.8%.
Kjo do të thotë që një drekë, e cila mesatarisht në Bashkimin Europian kushton 100 euro, në Shqipëri është më pak sesa gjysma.
“Në fermën tonë, një vakt dhe një tur kushton mesatarisht 30–35 euro për person, varet gjithmonë edhe nga zgjedhja, por diferenca është shumë e vogël” – shprehet Fiska
Maqedonia e Veriut është shumë pak më e lirë se Shqipëria (46.3%).
Sipas Andi Priftit, administratori i “Oda Garden Tirana”, ajo çfarë është e rëndësishme për turistët është bashkëpunimi me vendasit.
“Politika e restorantit tonë është që vendasit kanë përparësi dhe më shumë se turistët, për arsye se dhe vetë turistët duan të jenë bashkë me vendasit si me njerëz dhe me shijet lokale, kulturore, sociale e ato të kulinarisë”.
Megjithatë, rritja e interesit për traditën nuk është pa sfida. Shumë prej zakoneve të lashta kanë humbur praktikën dhe kuptimin e tyre origjinal, duke kërkuar kohë dhe përpjekje për të rifituar autenticitetin e tyre.
Në një botë të globalizuar, kur ndikimi i kulturave të huaja është i dukshëm, ruajtja e identitetit kulturor vendas është një sfidë që kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri.
Kjo ndodhi edhe në vitet e fundit në vend, ku shumë prej restoranteve të peshkut janë të drejtuara nga Perëndimi, emrat e shumë restoranteve janë në gjuhë të huaj.
Menutë italiane dhe restorantet aziatike mbizotëruan dhe vazhdojnë të mbizotërojnë tregun vendas.
Netët shqiptare në hotelet e bregdetit, tërheqin veshjet tradicionale
Me veshje popullore të të gjitha krahinave të vendit, grupe të rinjsh kërcejnë vallet tradicionale, teksa nga pasditja deri në orën 12:00 të darkës turistët shijojnë ushqimin dhe me një gotë verë shqiptare, filmojnë vallen e të rinjve që shfaqin bukur traditën e vendit.
Në të gjithë bregdetin e vendit, gjatë javës dëgjohet kudo muzika tradicionale shqiptare. Për më shumë se 5 vjet, hotele të ndryshme në vend organizojnë Natën Shqiptare ku fokus kryesor është tradita, veshjet, kuzhina, pijet dhe muzika tradicionale.
Fatos Çerenishti, president i kompanisë “Grand Blue Fafa”, dhe “Fafa Premium” shprehet se në të gjitha hotelet e tij organizohen dy net shqiptare çdo javë. Kjo është kthyer në një traditë të re për hotelet e tij.
“Prej më shumë se 4 vitesh organizojmë net të tilla. Vit pas viti turistët i kërkojnë dhe dëshirojnë të njohin sa më shumë kulturën dhe traditën shqiptare.
Ne marrim një grup nga ansambli, të cilët kërcejnë valle të të gjitha krahinave për një kohë të caktuar. Këto shfaqje janë të kërkuara si nga vendasit por edhe nga të huajt” – thotë z. Çerenishti për “Monitor”.
Në një vend të vogël si Shqipëria, pasuria kulturore dhe traditat janë një thesar i vërtetë që pritet të shfaqet gjithmonë më shumë për turistët që e vizitojnë. Udhëtimi është një përvojë e pasur kulturore dhe gastronomike që do të mbetet gjatë në kujtesën e udhëtarëve.
Një udhëtim përmes traditave të lashta tek shijet autentike të pijeve dhe kuzhinës shqiptare është një mënyrë e mrekullueshme për të njohur më mirë këtë perlë të fshehur të Europës.
Rinjohja e artizanatit shqiptar
Artizanati në Shqipëri është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Ashtu si kuzhina shqiptare, edhe kjo fushë po rijetësohet ditë pas dite për shkak të turizmit.
Disa prej llojeve të punimeve artizanale të njohura në Shqipëri janë qeramika, punimet me dru, ar dhe me gur.
Punimet e qeramikës janë të njohura në shumë zona të Shqipërisë. Artizanët krijojnë vazo, pjata, enë dhe pllaka të qeramikës me motive tradicionale dhe ngjyra të ndryshme.
Punimet e drurit janë kryesisht mobilie, skulptura dhe dekorime të ndryshme me dorë. Gdhendja në gur është një art tjetër tradicional në Shqipëri.

Qëndisja është një art i pasur në Shqipëri dhe artizanët krijojnë produkte të qëndisura me dorë me motive tradicionale dhe ngjyra të ndryshme. Shqipëria ka veshje tradicionale të pasura me motive dhe ngjyra të veçanta.
Këto veshje ende krijohen me dorë në disa vende dhe janë të dashura nga turistët për blerjen e tyre. Turistët shpesh vizitojnë tregjet lokale, pazaret e vjetra dhe dyqanet e artizanatit për të blerë produkte autentike.
Përveç blerjes së punimeve artizanale, ata shpesh interesohen për të mësuar rreth procesit të krijimit dhe historisë së këtyre punimeve. Kjo ndihmon në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndihmon artizanët vendas të mbijetojnë dhe të zhvillohen në këtë fushë.
Për Dëshire Maja, punimi i qilimave dhe shitja e tyre në Pazarin e Vjetër të Krujës është burimi i vetëm i të ardhurave për të dhe familjen e saj.
Në një dyqan të vogël, në një nga destinacionet më të vizituara dhe më të vjetra të vendit, ajo dhe familja e saj punojnë qilima me motive të vjetra shqiptare.
Znj. Maja na tregon që puna vitet e fundit është shtuar, kjo si pasojë e numrit të lartë të turistëve, kryesisht ata nga Gjermania.
“Çmimet variojnë nga 45-150 euro për qilim, varet nga gjatësia dhe punimi. Kemi më shumë punë këto vitet e fundit, sidomos pas pandemisë. Kërkesa më e lartë është nga turistët, por, edhe nga vendasit që zgjedhin të marrin më shumë se një për të zbukuruar shtëpitë e tyre.
Kemi pasur kërkesa edhe nga hotelet. Gjermanët dhe amerikanët blejnë më shumë. Në vitet e fundit ka interesim edhe nga shqiptarët e Kosovës” – tregon zonja Dëshira për “Monitor”.
Pazaret tradicionale ofrojnë një pamje të shkëlqyer të kulturës dhe jetës së përditshme të shqiptarëve të vjetër gjithashtu, janë mënyra më e mirë për të blerë produkte autentike.
Shqipëria është e pasur me tregje dhe pazare tradicionale që njihen për vlerën e tyre kulturore dhe përvojën autentike që u ofrojnë turistëve. Disa prej pazareve të vjetra dhe më të vizituara në Shqipëri janë ai i Krujës, i Korçës, Gjirokastrës, ai i Tiranës, etj.
Por, jo të gjitha këto pazare ofrojnë produkte autentike dhe të prodhuara nga zejtarë dhe artizanëve shqiptarë. Tregu shqiptar është i tejmbushur me produkte false të prodhuara kryesisht në Turqi dhe në Kinë, me materiale dhe cilësi të dobët.
Këto produkte shiten më lirë dhe po dëmtojnë bizneset e artizanëve shqiptarë. Familja e Adi Gunit, prej më shumë se 15 vitesh, punojnë qeleshe. Të përfshirë si familje kanë ruajtur traditën dhe metodat e vjetra të të parëve të tyre. Por biznesi i tij, ashtu si i shumë artizanëve të tjerë, po ndikohet nga blerja e produkteve false.
“Puna është rritur por nuk ke ç’e do, se nuk është ndonjë rritje e madhe, se ne na është shtrenjtuar edhe lënda e parë. Unë mund të bëj një punim më të mirë, por nuk konkurroj dot me produktin fals që më vjen në treg, sepse është më i lirë dhe gjendet me sasi të mëdha.
Për 5 që prodhoj unë në ditë janë 50-500 më shumë qeleshe false në treg. Shumë lehtë të dallueshme për vendasit, por jo për të huajt” – tregon z. Guni. Ai shpreson se do gjendet një zgjidhje për këtë problem që mbizotëron prej vitesh tregun në vend.
Sipas tregtarëve në pazaret e vendit, artizanët vendas shpesh përballen me vështirësi për të prodhuar dhe për të shpërndarë punimet e tyre. Mungesa e mbështetjes financiare dhe mungesa e rrjeteve të shitjes mund të sjellë probleme në konkurrencë me produktet e tjera.
Ministria e Kulturës ka financuar në vitin 2023, 42 projekte, nëpërmjet të cilëve, artizanët janë subvencionuar për përmirësimin e infrastrukturës, pajisjeve, blerjes së lëndës së parë, mundësimin e marrjes së nxënësve, etj.
Sipas institucionit, kjo ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe sasisë së punimeve, reklamimin dhe promovimin më të mirë të tyre, duke kontribuar në vizibilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Për të promovuar më së miri këto zona për turistët e huaj, Ministria e Turizmit tha për “Monitor” se janë krijuar aktivitete të posaçme për reklamimin e tyre te turistët, si dhe është përmirësuar infrastruktura në to.
Kjo është një masë e mirë, por nuk e ka zgjidhur problemin kryesor të tregtarëve dhe zejtarëve në këto pazare. Produktet joautentike të cilat ndikojnë në humbjen e vlerave tek ato që nxjerrin në pah kulturën dhe identitetin e vërtetë të Shqipërisë. Monitor
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14