Flash News

E-TJERA

Turizmi “i goditur”, qeveria njeh vizat turistike të 8 shteteve të tjera

Turizmi “i goditur”, qeveria njeh vizat turistike të 8

Qeveria ka vendosur të liberalizojë sistemin e vizave turistike me 8 shtetete të botës.

Ky vendim është marrë për t’i dhënë shtysë turizmit, sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por që është goditur, fillimisht nga pandemia dhe tashmë pritet që të japë efekte edhe lufta në Ukrainë.

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro tha se ky vendim synon të nxisë ardhjen e më shumë turistëve të huaj në vend. Gjithahstu bëri me dije se është kërkuar me insistim nga operatorët turistikë dhe bizneseve hoteliere.

“Në vazhdim të masave mbështetëse për të mbështetur sektorin e turizmit, i cili për shkak të krizave të njëpasnjëshme ka qenë një sektor mjaft i prekur, sot qeveria shqiptare rinjohur edhe njëherë një vendim, si një praktikë që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për rreth 8 vende, vizitorët e të cilëve jo vetëm do të përfitojnë për të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime turistike, por edhe u lehtësohet aplikimi nëpërmjet sistemeve online që ofrojnë shërbimet tona konsullore.

Kështu që, në njëfarë mënyre i përgjigjemi dhe një kërkese që ka qenë insistuese nga ana e operatorëve turistikë dhe bizneseve hoteliere kudo. Sepse janë klientë potencialë, të cilët e vazhdojnë turet e tyre në Shqipëri duke filluar nga 1 maji, për një kategori duke filluar që nesër, deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Dhe që kanë qenë një numër i konsiderueshëm turistësh vitin e kaluar si në bregdet ashtu edhe në brendësi të territorit. Për shembull si turistë që vijnë nga India apo Arabia Saudite, Katari e kështu me radhë”, tha Kumbaro.

 

Të fundit