Flash News

E-TJERA

"Ty s’ka doktor që të merr përsipër", Balliu debat me Zegjine Çaushin: Më dëgjo bukurosh më dëgjo...

"Ty s’ka doktor që të merr përsipër", Balliu

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me përplasje dhe replika mes deputetit të PD-së Klevis Balliu dhe deputetes së PS-së Zegjine Çaushi.

Pasi Balliu e cilësoi administratën si “organizatë kriminale” dhe jo europiane, Çaushi reagoi me ironi dhe akuza personale.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë për korrupsion dhe dështim në standardet europiane:

“Ta quash administratë europiane, duhet të jesh i çmendur. Kërkoni ndjesë, administrata vetëm ka vjedhur”, tha Balliu.

Deputetja socialiste iu drejtua Balliut me tone ironike, duke e quajtur “bukurosh” dhe duke e akuzuar për hipokrizi:

“Ti je i fundit që mund të flasësh për administratën. Vjen nga një familje hajdutësh rrugësh”, tha ajo. 

Ajo përmendi një rast të vitit 2007, duke akuzuar familjarë të Balliut për përfitime nga fondet publike. 

“Yt at dhe tezja jote, Blerina Agolli, hapën një shoqëri që përfitoi nga fondet e qeverisë”, shtoi deputetja e PS. Çaushi e mbylli fjalën me ironi, duke i sugjeruar Balliut të replikojë “siç e ka mësuar Këlliçi”.

“Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që s’ka doktor që të merr përsipër… Nuk gënjej dot, kjo është e vërteta”, tha ajo.

 

 

Të fundit