Flash News

E-TJERA

U aksidentua pasditen e djeshme, ndërron jetë 24-vjeçarja

U aksidentua pasditen e djeshme, ndërron jetë 24-vjeçarja

Pasditen e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot u aksidentua e reja 24-vjeçare, Elisabeta Gjopalaj. Ajo ka qenë në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shumë dëmtime. Elizabeta Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë.

Policia e Lezhës njoftoi:

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”

Të fundit