Flash News

E-TJERA

U aksidentuan në 'Shkallën e Tujanit', ndërron jetë një nga të plagosurit; shkon në 2 numri i viktimave

U aksidentuan në 'Shkallën e Tujanit', ndërron
Foto Ilustruese/ Ambulancë

Një tjetër person ka humbur jetën në spital, pasi mbeti i plagosur pas aksidentit në “Shkallën e Tujanit”.

Mësohet se, viktima është  pasagjerja e mjetit, Defa Kaloshi, 73 vjeç. Tafa, e cila ishte edhe nëna e drejtuesit të mjetit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Kujtojmë se, nga aksidenti i rëndë mesditën e djeshme humbi jetën edhe Hider Daci, po ashtu pasagjer në mjet. Ndërkaq, në gjendje të rëndë ndodhet pasagjeri tjetër që udhëtonte me këtë makinë.

Polica arrestoi drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Të fundit