Flash News

E-TJERA

U arratis nga burgu i Trevisos/ Kush është Edison Pula, në 2016 iu ‘iku nga duart’ policëve në Fushë-Krujë

U arratis nga burgu i Trevisos/ Kush është Edison Pula, në 2016

Tre shqiptarë u arratisën sot nga Burgu i Trevisos në Itali, dy prej të cilëve u rikthyen në qelitë e burgut. Të dënuarit prenë hekurat e qelisë dhe zbritën përmes çarçafëve.

I vetmi që i shpëtoi sërish prangave, është 27-vjeçari Edison Pula, i njohur në Shqipëri si anëtar i ‘Bandës së Niklës’. Pula u arrestua në muajin shkurt të vitit 2021, si pjesë e një bande grabitësish.

Anëtari i bandës së Niklës njihet si ‘ekspert’ i arratisjeve, pasi në vitin 2016 ai arriti të kapërcejë murin rrethues të Komisariatit të Krujës dhe të arratiset. Asokohe, Pula u arrestua si pjesë e bandës së Niklës me aktivitet kriminale në krimet kundër personit, pronës dhe trafikut të narkotikëve.

Arratisja ndodhi në momentin që Pula po transferohej nga stacioni i Policisë të Fushë-Krujës në atë të Krujës. Vetëm 21 vjeç asokohe, Pula arriti t’i shpëtojë efektivëve të policisë duke u larguar në drejtim të paditur.

Edison Pula akuzohet për veprat penale: “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Mediet italiane kanë publikuar edhe një video nga momenti ku tre shqiptarët arratisën nga burgu i Trevisos duke vrapuar nëpër fusha për t’i shpëtuar policisë.

Të fundit