Flash News

E-TJERA

U arratis nga spitali, emri i Altin Ndocit u përmend nga Dumani: Donte të eliminonte vëllain tim

U arratis nga spitali, emri i Altin Ndocit u përmend nga Dumani: Donte

Altin Ndoci, 34-vjeçari që u arratis këtë të martë nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, është një emër i njohur për drejtësinë dhe i përfshirë në hetime për disa ngjarje të rënda kriminale.

Ndoci është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se pas një konflikti të drejtpërdrejtë me Talo Çelën dhe Altin Ndocin, kishte interes që ata të eliminoheshin nga persona të tjerë. Sipas Dumanit, Ndoci kishte tentuar të vriste vëllanë e tij, por arma i ishte bllokuar.

Në lidhje me arratisjen, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi duke konfirmuar se Ndoci ishte shoqëruar në spital për vizita mjekësore dhe se procedurat po zhvilloheshin në repartin e infektivit, i cili disponon ambiente të posaçme sigurie për të paraburgosurit.

Qesharak në reagimin e Burgjeve është fakti se pretendojnë që përpos ndërhyrjeve nuk kanë arritur ta ndalojnë arratisjen e Ndocit.

Policia ka ngritur postblloqe, pasi dysohet që i burgosuri të jetë arratisur drejt Spitallës.

Të fundit