Flash News

E-TJERA

U arrestua dje në Kosovë, lihet në burg "baroni i drogës", Gëzim Çela

U arrestua dje në Kosovë, lihet në burg "baroni i

Gëzim Çela do të qëndrojë për 40 ditë në burg në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Vendimi u mor nga Gjykata e Ferizajt aty ku u arrestua një ditë më parë Çela. I njohur si “baroni i drogës”, 55 vjecari u vu në pranga gjatë operacionit policor 'Fundi i trishtë' që ka aktivizuar policinë e shtetit, atë kosovare dhe agjenci të huaja ligjzbatuese.

Gëzim Çela ishte fshehur në një fshat të Vitisë, në një banesë të ofruar nga një shtetas kosovar. Në momentin e arrestimit ai ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai strehohej, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë. Ish punonjësi i policisë ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Të fundit