Flash News

E-TJERA

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është Akil Nerjaku, kundërshtari i ‘Rrumit të Shijakut’ dhe mik i Lul Berishës

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është Akil Nerjaku,

Një ditë më parë BKH dhe RENEA kryen kontrolle të befasishme në disa banesa në zonën e Niklës. Përpos, kontrollit për gjetjen e Ramazan Rrajës, i dyshuar në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, është arretsuar Akil Nerjaku.

Ky i fundit i shpëtoi një atentati m 13 shtator të vitit 2022, kur dyshohet se u qëllua me plumba teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz G Class”. Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit në Durrësit në vendin e quajtur “Rrota e Kuqe”.

Nerjaku është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2017 ai ra në pranga gjatë një operacioni për goditjen e elementëve kriminalë. Nerjaku njihet si pjesë e bandës së Durrësit, dhe mik i Lul Berishës.

Nerjaku i ka shpëtur më herët edhe dy atentateve në vitin 2010 dhe 2012.

Asokohe Nerjaku deklaroi se në momentin e atentatit ishte drejtuar për në komisariat për të dorëzuar armën që posedonte.

Po në atë vit, në pranga ra edhe një officer policie i cili dyshohet se kishte ndihmuar Nerjakun të merrte armë zjarri me leje, pavarësisht se ishte një person me precedent penal.

Të fundit