Flash News

E-TJERA

U arrestua për planin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, SPAK liron nga burgu “Vis Korçarin”

U arrestua për planin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, SPAK liron nga

Prokurorët e SPAK liruan Elvis Koçi alias (Çaushllari) i njohur ndryshe në Elbasan si “Vis Korçari”, një emër i njohur i dosjes “Dumani”.

Vendimi për lirimin e tij nga qelia është marrë nga 3 prokurorë, të cilët pas deklarimeve që Koçi ka dhënë, kanë vlerësuar se i arrestuari gjatë operacionit të bujshëm “Plumbi i artë”, të lerë ambientet e burgut dhe hetohet në gjendje të lirë.

“Ora News” mëson se Koçi, ka lënë ambientet e burgut të Fierit qysh prej datës 7 Prill 2023, duke përfunduar dhe dënimin e marrë nga gjykata e Elbasanit, lidhur me ngjarjen e 20 nëntorit 2020 të ndodhur në Elbasan, ku pas një përplasje me armë me një grup të rinjsh, u dënua me 3.4 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Lirimi i Elvis Koçit shënon rastin e dytë, ku SPAK mban të njëjtin qëndrim me personat e arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i artë”.

Rasti tjetër është regjistruar me lirimin e Florenc Çekrezit, i cili i ka shitur në dy raste sasinë e tritolit Eljo Bitrit, që më pas lënda shpërthyese është vendosur në banesën e Talo Çelës dhe Mustafa Subashit në Durrës.

 

 

Të fundit