Flash News

E-TJERA

U arrestua sot, Goro u padit nga Fredi Beleri për tokën që i dhuroi bashkëshortit të Olta Xhaçkës

U arrestua sot, Goro u padit nga Fredi Beleri për tokën që i

Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bashkë me Goron, raportohet se janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.

Goro u padit në tetor të viti të kaluar nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit kallëzoi ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi i njohur si “Investitor strategjik”, për transformimin pronësisë e 5512 m2 tokë, të cilën ia ka dhënë Goro shkelur ligjin.

Prona u regjistrua në bazë të një kërkese të veçantë të bërë pikërisht nga Jorgo Goro.

“Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall,” thuhet në kallëzim.

Goro u paraqit në SPAK pas regjistrimit të kallëzimit të Belerit. Për mediat, Goro tha se kishte dhënë shpjegime para prokurorëve të SPAK.

Jorgo Goro është kryetar në detyrë i bashkisë Himarë, pasi Fredi Beleri u arrestua dhe u dënua nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Të fundit