Flash News

E-TJERA

U arrestuan në Mirditë, Gjykata jep vendimin për 4 protestuesit

U arrestuan në Mirditë, Gjykata jep vendimin për 4 protestuesit

Gjykata e Lezhës ka vënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Besnik Pacin 48 vjeç, dhe tre aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Etnik Berisha, Endrit Bytyqi dhe Çlirim Gerbeshi.

Protestuesit u arrestuan në protestën e zhvilluar në Mirditë kundër ndërtimit të HEC-eve.

Përfaqësuesi i tyre deklaroi në përfundim të seancës se ata u akuzuan vetëm për një akt qytetarie.

Ndërkohë që protestuesit ndodheshin në gjykatë, mbështetës së tyre qëndronin jashtë institucionit duke u solidarizuar dhe kërkuar lirimin e tyre.

Të fundit